KOSOVË- Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Drenas të Kosovës ku vdiq një 19-vjeçar shqiptar. Eduard Bujupi u godit nga një makinë për vdekje, ndërsa autori braktisi vendin e ngjarjes.
I riu ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga Policia.