E rëndë në aeroportin e Moldavisë, udhëtari i armatosur vret dy persona! Arrestohet autori

E rëndë në aeroportin e Moldavisë, udhëtari i armatosur vret dy persona! Arrestohet autori

Aeroporti në Moldavi

MOLDAVI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Moldavi. Autoritetet në Moldavi thanë të premten se dy persona u qëlluan për vdekje në aeroportin e kryeqytetit Kishiniev nga një shtetas i huaj, të cilit iu mohua hyrja në vend.

Teksa autori po shoqërohej nga zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinievit, ai "mori armën e një roje kufitare" dhe plagosi për vdekje dy personat, thanë autoritetet.

“Në këtë moment rreziku është eliminuar. Agresori ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet”, tha policia e Moldavisë në Facebook.

Më pas personi u neutralizua dhe u vu në pranga nga forcat speciale që ndërhynë.

Autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan nga aeroporti.

Një burim policor tha për Reuters se pasagjeri kishte ardhur nga Turqia dhe se ai kishte përdorur një armë zjarri kundër rojeve kufitare.

Moldavia, e cila fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Moldavia shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Vrasje në aeroportin e Moldavisë, dy të vdekur! Mediat vendase: Mund të jetë Wagner


G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time