Lufta/ Vrasje në aeroportin e Moldavisë, dy të vdekur! Mediat vendase: Mund të jetë Wagner

Gjenerali rus Sergey Surovikin ishte një anëtar sekret i kompanisë ushtarake private Wagner. Këtë e raporton CNN, duke cituar dokumente të marra ekskluzivisht nga Qendra hetimore ruse e Dossierit, sipas të cilave oficeri i lartë kishte një numër regjistrimi personal me Wagner. Ndërkohë, një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Moldavi ku një person i huja ka qëlluar për vdekje me armë zjarri dy persona në aeroport. Shtetasi i huaj hapi zjarr pasi nuk u lejua të hynte në Moldavi. Mediat e huaja aludojnë se autori mund të jetë pjesë e Wagner.

Surovikin është në një listë së bashku me të paktën 30 udhëheqës të tjerë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës ruse, gjithashtu anëtarë VIP të grupit të fshehtë mercenar, sipas Qendrës Ruse të Dosjeve Hetuese. Ai u arrestua një ditë më parë, ndërsa sipas raportimeve ai ka qenë në dijeni të kryengritjes së Wagner.

Ndërkohë, Wall Street Journal raporton se SHBA po vlerëson dërgimin e sistemit të raketave taktike me rreze të gjatë veprimi Atacms në Kiev. Sipas gazetës amerikane vendimi është ende në pritje të miratimit "në nivelet më të larta". Raketat Atacms kanë një rreze veprimi prej 300 kilometrash dhe për këtë arsye janë të afta të godasin Rusinë shumë prapa vijës së frontit

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
SHBA: Nuk e dimë me siguri se ku është Prigozhin

1688067404_shba.JPG

Shtetet e Bashkuara nuk e dinë me siguri se ku është lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin .

"Ne nuk kemi informacion që mendojmë se është mjaftueshëm i besueshëm, nuk kemi dukshmëri të përsosur se ku është ai dhe ku janë trupat e tij," thotë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby .

Ora 21:13
Zelensky: Kemi pasur përparim sot në të gjitha drejtimet

1688152457_trrt.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se sot ushtria ukrainase përparoi në të gjitha fushat e operacioneve.

“Gjatë kësaj dite kemi bërë progres në të gjitha drejtimet”, tha ai, duke saktësuar se javët në vijim do të jenë aktive për Ukrainën në fushën e politikës së jashtme. “Sot mbajta edhe disa takime të rëndësishme përgatitore, si për kontekstin e brendshëm në shtetin tonë, për masat e brendshme përkatëse, ashtu edhe për masat ndërkombëtare – tha ai. Fillon një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme e politikës së jashtme, një punë për paqen përmes zgjerimit. të aftësive tona të sigurisë, aleancave dhe bashkëpunimit tonë”.

Ora 18:42
E rëndë në aeroportin e Moldavisë, udhëtari i armatosur vret dy persona! Arrestohet autori

MOLDAVI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Moldavi. Autoritetet në Moldavi thanë të premten se dy persona u qëlluan për vdekje në aeroportin e kryeqytetit Kishiniev nga një shtetas i huaj, të cilit iu mohua hyrja në vend.

Teksa autori po shoqërohej nga zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinievit, ai "mori armën e një roje kufitare" dhe plagosi për vdekje dy personat, thanë autoritetet.

“Në këtë moment rreziku është eliminuar. Agresori ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet”, tha policia e Moldavisë në Facebook.

Më pas personi u neutralizua dhe u vu në pranga nga forcat speciale që ndërhynë.

Autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan nga aeroporti.

Një burim policor tha për Reuters se pasagjeri kishte ardhur nga Turqia dhe se ai kishte përdorur një armë zjarri kundër rojeve kufitare.

Moldavia, e cila fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Moldavia shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës.

Ora 18:01
Kreu i inteligjencës ukrainase: Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë është ngarkuar për të vrarë Prigozhinin

1687794575_prigozhin.jpg

Kreu i njësisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) është "i ngarkuar me një detyrë për të vrarë" shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në një intervistë për revistën online "The War Zone", Kyrylo Budanov tha: "Ne jemi të vetëdijshëm se FSB-ja është ngarkuar me një detyrë për ta vrarë atë. A do të jenë të suksesshëm ta bëjnë këtë? Do të shohim me kalimin e kohës.

"Atyre do t'u duhet pak kohë për të pasur qasjet e duhura dhe për të arritur në fazën kur të jenë gati për një operacion të madh. Por edhe një herë, do të doja të nënvizoja se është një pyetje e madhe e hapur. A do të jenë ata të suksesshëm dhe a do të guxojnë ata ta zbatojnë atë urdhër?"

Kremlini ka qëndruar i heshtur për këtë temë, duke nisur në vend të kësaj një fushate agresive për të rikthyer autoritetin e presidentit rus Vladimir Putin.

Ora 13:44
Pas revoltës, Putin rikthehet në mesin e turmës, puth një vajzë në publik! Frikë nga lëkundja e pushtetit apo strategji për tu afruar me rusët

Për tre vitet e fundit, Presidenti rus Vladimir Putin nuk pati pothuajse asnjë kontakt me njerëz të rastësishëm, distanca dhe qëndrimi larg turmave nuk ekziston më dhe kjo ndodhi shumë rastësisht në mënyrë të pashpjegueshme.

Presidenti Vladimir Putin u detyrua të pranonte ekzistencën e një situate të re dhe këtë e treguan më së miri turmat të mërkurën në mbrëmje në Derbent, qyteti më i vjetër në Dagestan.

Presidenti i ‘ftohtë’ zbriti në shesh, ku jo vetëm përshëndeti mbështetësit që e prisnin dhe e duartrokisnin, por u bashkua me ta dhe u fut në mesin e tyre duke i lejuar vetes selfie dhe madje edhe një puthje në kokë për një vajzë të vogël, foto e cila ka bërë xhiron e rrjetit.

Ky afrimitet me popullin tij vjen pikërisht pas trazirave që mbajtën ‘peng’ qetësinë në Rusi derisa grupi mercenar Wagner, i cili u ngrit kundër udhëheqjes ruse u tërhoq.

Megjithatë ajo që u komentua ishte pashmangshme, pushteti i Putin u trondit nga një grup ushtarësh të cilët kishin luftuar kundër Ukrainës për llogari të tij.

E në këtë pikë Putini ka interes të ruajë atmosferën e një babai të mirë dhe mirëkuptues në sytë e popullit të tij, në mënyrë që të ketë një nivel të lartë mbështetjeje, legjitimitet dhe pushteti.

 

Ora 08:22
Trump: Putin më i dobët pas grushtit të shtetit nga Wanger, SHBA të ndërmjetësojë për të ndaluar luftën në Ukrainë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë për Reuters se presidenti rus Vladimir Putin është më i dobët pas grushtit të dështuar të Wanger. Ai tha se tashmë është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Dua që njerëzit të ndalojnë së vdekuri nga kjo luftë qesharake”, tha Trump për Reuters.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/07/2023 04:57

    Kjo histori mbaroi si /nata e thikave te gjata/ te Hitlerit.

    Përgjigju
  • Turi: 30/06/2023 18:15

    Trump qe do paqe eshte njeri i keq kurse keta prostitutat qe drejtojne sot dhe po e cojne boten drejt luftes se trete jane njerez te mire hajde kuptoji keta njerez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë