E rëndë në Britani! Azilkërkuesi humb jetën në bordin e maunes që strehon emigrantë

E rëndë në Britani! Azilkërkuesi humb jetën në bordin e maunes që strehon emigrantë

Njerëzit që besohet se janë azilkërkues, mbërrijnë për t'u strehuar në maunen e akomodimit Bibby Stockholm

Një azilkërkues ka humbur jetën në bordin e një maune që strehonte emigrantë në brigjet jugore të Anglisë, tha të martën shoqata bamirëse e refugjatëve Care4Calais. Vdekja raportohet të ketë ndodhur në Bibby Stockholm, një maune e cila është ankoruar në Portland, Dorset, dhe e cila mund të strehojë rreth 500 njerëz.

Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka bërë goditjen e migracionit të paligjshëm një nga prioritetet e tij kryesore dhe si pjesë e kësaj qeveria po përpiqet të ulë koston e akomodimit të azilkërkuesve në hotele duke përdorur maune dhe ish-lokacione ushtarake.

Por politika ka qenë e diskutueshme. Aktivistët e të drejtave të njeriut e krahasuan maunën me një anije burgu dhe thanë se përdorimi i saj ishte çnjerëzor. Care4Calais tha në një deklaratë se qeveria duhet të marrë përgjegjësinë për këtë tragjedi njerëzore, raporton Reuters.

"Mendimet tona janë me personin që ka humbur jetën, familjen dhe miqtë e tyre. Ata (azilkërkuesit në maune) po ndahen nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe ne kemi qenë dëshmitarë të një përkeqësimi serioz të shëndetit mendor të njerëzve", tha organizata. 

Ministria e Brendshme e Britanisë tha se ishte në dijeni të raporteve për një incident që përfshinte dikë në maune.

"Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej në këtë moment", tha një zëdhënës britanik.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?