Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe ku shqiptari Sali Byberi ka ndërruar jetë pasi u godit me një pistoletë elektrike nga një oficer policie. Lajmi është publikuar së fundmi nga mediat britanike, ku bëhet me dije se Sali Byberi i cili menaxhonte një lavazh në Essex, ka sulmuar një prej oficerëve të policisë dhe ky i fundit ka përdorur ngarkesën e pistoletës elektrike ndaj tij duke e goditur shumë herë, gjë që ka rezultuar fatale për të.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 nëntorit, ku policia britanike u njoftua për trazira në lagjen ku ndodhej lavazhi që menaxhonte shqiptari. Pas pranisë së policisë për të zgjidhur përplasjet mes disa banorëve, Byberi ka goditur një prej oficerëve dhe ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë elektrike.
29 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.
“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës në intervistën e dhënë për mediat britanike.
Ndërsa partnerja e Byberit, L. Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç.
Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sali Byberi dhe familjarë të tij
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.6%
Vota total: 1606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (EMRI)
27 Dhjetor, 15:46
-
Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet
25 Dhjetor, 17:14
-
Britanisë i kërkohet të mos lejojë gruan e Bashar al-Assad të shkojë në Londër
24 Dhjetor, 15:23
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)
22 Dhjetor, 19:58
-
FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare
22 Dhjetor, 15:36
-
Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar
22 Dhjetor, 09:28
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor, 18:49
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor, 14:00
Kjo nuk eshte e drejte!
PërgjigjuKjo eshte vrasje e paster raciste. Gjynah djali ne piken e moshes! R.I.P.
PërgjigjuMos e kruaj me policin o MALOK
PërgjigjuNuk te qellon polici kot or teeeejjjjjj
PërgjigjuKeta trimat kujtojne se jane ne Shqiperi qe tallen me policin. Te vjen keq per moshen por duhen mesuar keta qe shkojme jashte se zot vendi aty sjane keta por vendlite
PërgjigjuNje person qe ka lavazh dhe punon ndershmerisht nuk besoj se sulmon nje oficer policie , por duke pare qe shteti Shqiptar nuk interesohet kurre per nenshtetasit e vet e policia britanike e mbush dosjen si i do qejfi
Përgjigju