Gjetja e motoçikletës së Eglant Koçit në zonën e “5 Majit” në Tiranë, pasi ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët pa gjurmë që në datën 4 qershor, i dha Policisë së Tiranës indicien e parë për të gjurmuar 34-vjeçarin dhe njerëzve që fshihen pas rrëmbimit.
Kur kanë kaluar tashmë 7 ditë nga zhdukja, misteri çfarë ndodhi me të riun akoma mbetet i pazgjidhur, por jo autorët e dyshuar.
Përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, një pamje e administruar nga grupi hetimor në një rrugicë pranë nënstacionit elektrik shfaq Armand Shakajn, duke lëvizur me të njëjtën motoçikletë, për ta dërguar te vendi ku u gjet, me synim ngatërresën e hetuesve.
Në pak sekonda shfaqet Shakaj, veshur me të bardha, duke lëvizur me motoçikletë, ndërsa në një tjetër foto, i dallohet qartë edhe fytyra, në rrugën e kthimit.
Ky ishte materiali më i rëndësishëm që policia gjeti fillimisht për Shakajt që e përfshinë në mënyrë direkte në ngjarje dhe pas saj u kontrolluan ambiente në pronësi të tij, përfshirë vendin ku dyshohet se u mbajt peng Koçi. Policia ka vijuar kontrollet për gjetjen e Koçit, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Foto: Eglant Koçi
Enea Zyferi, kamarieri që punonte në biznesin e Armand Shakajt, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit, në dëshminë e tij para policisë është kontradiktor, dhe pretendon se nuk ka dijeni çfarë ka ndodhur me fatin e Eglant Koçit.
Para hetuesve ai ka thënë se e ka parë 34-vjeçarin në ambientit ku dyshohet se është mbajtur peng, megjithatë, sipas tij, nuk kishte dijeni nëse ka dal më nga aty pasi ka vijuar punën.
Në një moment Armand Shakaj i ka kërkuar që të fik dritat e biznesit dhe e ka bërë. Policia, pasi ka gjetur vendit, ka konstatuar se pavarësisht se dritat janë fikur, kamerat e sigurisë kanë filmuar. Në një moment tregojnë Shakajn duke dal nga aty me diçka të zezë në dorë, pamje që janë administruar. Kamarieri Zyferi thotë se një ditë më vonë, Shakaj i ka kërkuar edhe të lante makinën, në të njëjtën që hetuesit gjetën njolla gjaku dhe që dyshohet se mund të jetë transportuar Koçi. Ndërkohë burime bëjnë me dije se 25-vjeçari u arrestua teksa po lante makinën.
Komente









