Një aksident i rëndë në punë është regjistruar sot në Dimal. Një 71-vjeçar i cili ishte duke punuar në një gurore në këtë zonë i ka prerë krahun një makineri.

Petraq Prifti është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.