Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku 2 të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ku një automjet ka përplasur 2 fëmijët. Si pasojë e përplasjes, të miturit ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar. Fëmija i plagosur po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
Drejtuesi 57-vjeçar i mjetit, banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Një banor që u ndodh në vendin e aksidentit në lagjen nr.15 në Durrës, ku 3 fëmijë u përplasën me makinë, 2 prej të cilëve ndërruan jetë, e ka përshkruar momentin e tragjedisë si të frikshëm.
Për Report Tv banori, i cili kishte shkuar në lagjen nr.15 te njerëzit e bashkëshortes, tha se sapo kishte kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, në momentin e përplasjes.
Teksa e cilësoi situatën e aksidenteve në akset rrugore si alarmante, ai tha më tej se pas përplasjes së të miturve, njerëzit dolën në rrugë dhe po ulërinin.
“E frikshme. Sa kalova me familjet atje unë. Unë rri matanë me qira, do vija te njerëzit e nuses. Sa kalova para makinës, vetëm kur ja bëri bam ktej. Dolën njerëzit po ulërinin. S’ka më keq, ke frikë të dalësh nga shtëpia”, tha një prej banorëve të lagjes.
Komente











Quhet vrasje jo akdident. Aksidenti eshte kur ka nje te papritur lidhje me mjetin dhe del jashte konyrolli. Nndryshime urgjent ne kodin penal dhe rrugor,
PërgjigjuFuti mor plumbin në gojë mu aty në vend!! Do bëjë ca muaj burg dhe do fillojë të drejtojë përsëri veturën....
Përgjigju