Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij, duke pranuar se fundi i karrierës është tashmë në horizont, por pa humbur aspak motivimin për të vijuar në nivele të larta.

Pas fitores 2-0Al Nassr ndaj Al Ahli, ku shënoi golin e 970-të në karrierë, sulmuesi portugez u shpreh se po e shijon çdo moment në fushë.

“Fundi i karrierës sime po afron, le ta shijojmë çdo ndeshje. Unë vazhdoj të luaj jo vetëm për këtë brez, por edhe për atë që ka qenë dhe atë që do të vijë”, deklaroi 41-vjeçari.

Ronaldo theksoi se pavarësisht viteve, pasioni për futbollin mbetet i njëjtë.

“Karriera ime ka qenë e shkëlqyer dhe dua që të vazhdojë kështu. Ende e shijoj lojën, vazhdoj të shënoj gola, por mbi të gjitha ka të bëjë me fitoren”, tha ai.

Me Al-Hilal, të drejtuar nga Simone Inzaghi, që ndjek nga pas me tetë pikë diferencë dhe vetëm katër ndeshje të mbetura, CR7 është pranë triumfit në Ligën Profesioniste Saudite.