Roskovec - Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kuman të Roskovecit ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas veten.
Ngjarja është shënuar sot rreth orës 14:30, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka qëlluar me pushkë bashkëshorten Dashuri Rrapaj, 75-vjeç në banesën e tyre.
“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lajm ne përditësim...
Komente










