FUSHË-KRUJË - Këtë të mërkurë në orën 13:30 në stadiumin 'Redi Maloku' të Fushë-Krujës ishte programuar sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e 14-të në Kategorinë e Parë.

Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar nga futbollistët dhe stafi i Ilirisë, me të mbërritur jashtë stadiumit. Korçarët janë tërhequr nga kjo ndeshje. Të dhunuar, veç trajnerit Ernest Gjoka janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi, Ramos, Aboubakar dhe Mario Gjata. Për këtë rast u njoftua edhe FSHF-ja, ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat e rendit. 

Ndërkohë, FSHF si organizatore e garës ka marrë vendimin që sfida mos luhet për shkak se mungojnë kushtet e sigurisë. "Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje", njofton FSHF-ja.

Nga ana tjetër, klubi i Ilirisë në një reagim publik ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje apo dhunë, duke thënë se kushdo që pretendon të kundërtën është 'shpifës'. Iliria vijon duke thënë se ekipi i Skënderbeut u tremb nga terreni i rënduar i fushës.

Reagimi i Skënderbeut:

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
VIDEO/ FSHF anuloi ndeshjen, momenti kur lojtarët e Skënderbeut largohen nga stadiumi 'Redi Maloku' i Fushë-Krujës

Pas njoftimit zyrtar nga ana e FSHF-së për anulimin e ndeshjes Iliria - Skënderbeu, ekipi korçar ka marrë rrugën e kthimit. Skënderbeu pretendon se disa nga futbollistët dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunua nga stafi dhe futbollistët e Ilirisë, por këta të fundit kanë përgënjeshtruar pretendimet.

Ora 14:46
Skënderbeu pretendon për dhunë, Iliria përgënjeshtron korçarët: Nuk është e vërtetë, u trembën nga terreni

1764771582_StadiumiRediMalokupasdhunsspretenduarngaSknderbeu.JPG

Klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës pretendon se futbollistët e saj nuk kanë ushtruar dhunë kundër atyre të Skënderbeut, duke i quajtur si 'shpifje' pretendimet e korçarëve. Në një reagim publik, Iliria tregon se forcat e rendit kanë qenë në ambientet e stadiumit për të garantuar sigurinë.

Përkundër deklaratës së Ilirisë, FSHF anuloi sfidën duke treguar për dhunën në ambientet e stadiumit të Fushë-Krujës.

Njoftimi i Ilirisë:

DEKLARATË ZYRTARE - KF ILIRIA

Klubi i Futbollit Iliria sqaron opinionin publik, tifozët dhe institucionet përgjegjëse se në stadiumin “Redi Maloku”, gjatë ndeshjes me Skënderbeun, nuk ka ndodhur asnjë akt dhune apo incident. Çdo pretendim i kundërt është plotësisht i pavërtetë dhe përbën përpjekje për të krijuar tension të panevojshëm rreth klubit tonë.

Theksojmë se delegimi i medias dhe raportimi i tyre duhet të bazohet në fakte të verifikuara, pasi as lojtarët, as stafi dhe as tifozët tanë nuk janë përfshirë në asnjë konflikt. Çdo aludim për “dhunë në stadium” është një justifikim i pajustifikuar, i cili cenohet nga fakti se terreni ishte i rënduar për shkak të kushteve atmosferike, gjë që mund të ketë ndikuar në pakënaqësi sportive, por jo në sjellje të dhunshme, të cilat nuk kanë ekzistuar.

Gjatë mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, në ambientet e jashtme dhe të brendshme ishin të pranishme forcat e Policisë së Shtetit dhe njësia “Shqiponja”, të cilat garantuan rendin dhe sigurinë.
Në asnjë moment nuk ka pasur incident, konflikt apo situatë të pakontrolluar.

KF Iliria nuk i pranon këto shpifje dhe i konsideron ato sulm ndaj imazhit të klubit. Për këtë arsye, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore ndaj çdo media apo individi që përhap lajme të rreme dhe të paqena për klubin tonë.

Ne mbetemi të fokusuar vetëm te sporti, etika dhe respekti për lojën.

KF ILIRIA

Ora 13:45
Dhuna në Fushë-Krujë, FSHF anulon sfidën Iliria - Skënderbeu: Shqetësime për sigurinë

Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bakja: 03/12/2025 16:35

    Fushe-Kruja, me ate president arrogant, bastard, e ata futbollista qe nuk kane asnje lloj lidhje me futbollin, nuk duhet te ekzitoje fare si ekip.

    Përgjigju
  • Korça: 03/12/2025 14:45

    Korça nuk duhet të ishte as duhet të jetë pjesë e barbarëve shqiptare.... Pavarësi nga ky vend me kriminelë

    Përgjigju
    • fushë kruja: 04/12/2025 20:56

      Fshf ta dënojë dhe të përjashtohet nga futbolli kf iliria

  • xXx: 03/12/2025 13:44

    Druri ka dale nga xheneti.-thonin te paret

    Përgjigju
  • Askushi: 03/12/2025 13:38

    Ishalla FSHF po fut dhe Niklen Larushkun milotin fushekuqe dhe bohen nja 20 skuadra per 20 km.duke fillu nga kamza deri ne lac

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?