E rëndë në Greqi/ Burri vret ish të dashurën e më pas vret veten në banesë! Shënimi që la: Nuk mund të jetoja dot pa të!

E rëndë në Greqi/ Burri vret ish të dashurën e më pas vret veten në banesë! Shënimi që la: Nuk mund të jetoja dot pa të!

Vendi ku ndodhi ngjarja

Një krim i rëndë ka ndodhur në Rodos, në Greqi, ky një 40-vjeçar ka zënë në pritë ish të dashurën e tij. 31-vjeçarja me profesion mësuese, po dilte nga makina e saj kur u qëllua me dy plumba nga ish-partneri i saj i cili po e priste brenda një makinë që kishte marrë me qira, dhe  ishte i shoqëruar dhe më një person tjetër.

Ai qëlloi me ftohtësi ndaj ish-të dashurës dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Por menjëherë pas kësaj, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në një distancë të shkurtër nga shtëpia e viktimës, pasi kishte kryer vetëvrasje.

Raportohet se ai la një shënim në të cilin shkruante se 'nuk mund të jetonte pa vajzën që vrau'. Viktima ishte një mësuese në një departament të arsimit special, dhe ajo kishte pasur një marrëdhënie personale me autorin, të cilën dyshohet se e ndërpreu rreth një muaj më parë.

Burrat e Sigurimit të Rodos mbërritën në vendin e krimit dhe gjetën dy gëzhoja nga arma e gjahut dhe tashmë kanë filluar të marrin dëshmi nga dëshmitarët okularë. Trupi i 31-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.

31-vjeçarja që u vra nga ish- i dashuri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
“I shpëtova makthit, që u ndava nga ai”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga ish i dashuri

Hetimet e autoriteteve policore në Rodos janë në zhvillim e sipër, për të kompozuar enigmën e vrasjes së mësueses 31-vjeçare nga ish-partneri i saj pas ndarjes së tyre.

Mediat bëjnë me dije se ai e kishte kërcënuar vazhdimisht me telefonata dhe mesazhe. Vetëm një ditë më parë mësuesja 31-vjeçare kishte telefonuar një mikeshë duke i treguar se ishte ndarë nga partneri i saj 40-vjeçar.

 “U largova nga një makth që po përjetoja. Për fat të mirë u ndava prej tij”, mësohet të ketë thënë ajo gati 24 orë para ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra