Hetimet e autoriteteve policore në Rodos janë në zhvillim e sipër, për të kompozuar enigmën e vrasjes së mësueses 31-vjeçare nga ish-partneri i saj pas ndarjes së tyre.

Mediat bëjnë me dije se ai e kishte kërcënuar vazhdimisht me telefonata dhe mesazhe. Vetëm një ditë më parë mësuesja 31-vjeçare kishte telefonuar një mikeshë duke i treguar se ishte ndarë nga partneri i saj 40-vjeçar.

 “U largova nga një makth që po përjetoja. Për fat të mirë u ndava prej tij”, mësohet të ketë thënë ajo gati 24 orë para ngjarjes.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi/ Burri vret ish të dashurën e më pas vret veten në banesë! Shënimi që la: Nuk mund të jetoja dot pa të!