Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një guroreBorsh. Një gur i madh ka rënë, duke zënë brenda drejtuesin e fadromës, 45-vjeçarin Adnan Hysi, duke e dëmtuar rëndë.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura në gjymtyrët e poshtme.