E rëndë në Itali, nëna qëllon me armë zjarri djalin 15-vjeçar dhe më pas vret veten

E rëndë në Itali, nëna qëllon me armë zjarri djalin 15-vjeçar dhe më pas vret veten

Policia rrethon zonën ku ndodhi vrasja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku nëna 58-vjeçare ka qëlluar me armë zjarri djalin e saj 15-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (20 shtator) në Vago di Lavagno, në provincën e Veronas.

Alessandra Spiazzi ka qëlluar djalin e saj në kokë, i cili mbeti i plagosur, por në gjendje shumë të rëndë. Trupi i saj së bashku me djalin e mitur u gjetën pranë njëri tjetrit në kuzhinë. Në shtëpi ndodheshin vetëm ata të dy.

Kanë qenë fqinjët ata që pasi dëgjuan britma njoftuan menjëherë policinë, raporton TGcom24.

Pas ngjarjes tragjike autoritetet italiane kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar