E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)

Itali- Një 42 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një mjet prerës nga bashkëatdhetari i tij. Viktima është identifikuar si Nikolin Nika.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme (24 nëntor) rreth orës 18:30. 42-vjeçari u gjet i plagosur në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria.

Edhe pse urgjenca shkoi në vendin e ngjarjes nuk arritën ta shpëtonin pasi Nika kishte marrë tre plagë në qafë.

Ndërkohë disa orë pas incidentit, autotritet italiane ndaluan një bashkatdhetar të viktimës në qytet.

Në përfundim të marrjes në pyetje ai u arrestua për vrasje me dashje dhe u dërgua në burg.

Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes të dyve që solli këtë ngjarje tragjike, raporton Corriere.

Tre plagët në qafë janë shkaktuar nga një armë me tehe e cila ende nuk është gjetur nga policia, megjithatë medohet të jetë thikë ose ndonjë kaçavidë 

Viktima Nikolin Nika, i cili prej vitesh jeton në Bettola, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DETAJE TE REJA/ Operacioni i SPAK në Elbasan, kontrollohet dhe banesa e një tjetër ish gjyqtari!

DETAJE TE REJA/ Operacioni i SPAK në Elbasan, kontrollohet dhe banesa e një tjetër ish gjyqtari! "Arrest shtëpie' dhe për një avokate (EMRI)