ITALI- Xhelozia i errësoi aq shumë sytë 45-vjeçarin shqiptar në Itali, Taulant Malajt sa ka therur të bijën, italianin 51-vjeçar dhe ka plagosur gruan e tij.

Të fala njëherë moj k*rvë”. Kështu ju drejtua disa herë gruas teksa filmonte viktimat e tij të shtrirë në tokë. Gruan e tij, Tefta Malajn e akuzonte për tradhti me italianin Massimo De Santis, gjë që sipas tij e kishte bërë edhe njëherë tjetër.

“E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime shk**dhehej gjithë ditën, kur unë punoja. Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën."- tha ai.

Teksa ai filmonte, në sfond dëgjohet edhe gruaja e tij Tefta e cila e shtrirë dhe e gjakosur në tokë dhe i thotë: Çfarë bërë kështu!

Taulant Malaj me origjinë nga Selenica e Vlorës, punonte si bukëpjekës në Torremaggiore, provincë e Foggias dhe prej vitesh së bashku me fëmijët dhe gruan jetonin në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis. Fillimisht, ai tentoi të vriste bashkëshorten 39-vjeçare jashtë banesës së tyre, në hyrje të pallatit, por në atë moment ndërhyri vajza e tij e mitur, me përpjekjen për të ndarë prindërit, por mbeti vetë viktimë.

Babai e qëlloi të bijën për vdekje me thikën e kuzhinës. Pas aktit të rëndë, mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari vrau edhe italianin De Santis. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ishin fqinjët që mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët u alarmuan pas britmave dhe njoftuan autoritetet dhe ambulancën.

E mitura 16-vjeçare u gjet e gjallë nga mjekët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa 51-vjeçari italian ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar, Taulan Malaj, u arrestua nga policia teksa endej në afërsi të pallatit, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe xhelozie, por hetimet do të qartësojnë atë të plotë. Malaj mësohet të ketë thënë se ishte në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar kur kreu krimin. Policia sekuestroi armën e vrasjes, një thikë kuzhine, si provë materiale.

Pas masakrës, ai filmoi videon shokuese ku dukeshin viktimat e shtrirë në tokë të gjakosur. Mllefi i errësoi aq shumë sytë sa kërkonte nëpër shtëpi edhe të birin 5-vjeçar.

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
U ther nga i ati shqiptar në Itali në tentativë për t’i vrarë të ëmën, kush ishte Jessica, 16-vjeçarja e buzëqeshur e lidhur ngushtë me nënën e saj

 

Ngjarja e ndodhur këtë të diel në Itali me protagonistë shqiptarë, i përngjan një skene të një filmi horror. Jessica Malaj ishte e bija e Taulant dhe Tefta Malajt një çifti shqiptar që jetonin në Itali prej disa kohësh.

16-vjeçaren, mediat italiane e përshkruajnë të buzëqeshur dhe të lidhur fort me nënën e saj, për të cilën, edhe vdiq nga duart e të atit të saj. Jessica Malaj ishte në vitin e tretë të një shkolle të mesme

Ajo ishte në vitin e tretë të një shkolle të mesme në Torremaggiore, një provincë në Foggia në Itali. Drejtoresha e shkollës, teksa shprehu ngushëllimet e përshkroi si vajzë që studionte fort dhe ishte shumë e përkushtuar për të ardhmen e saj.

Ndarjen nga jeta të saj, e përjetuan me dhimbje të madhe edhe shokët e klasës A në vitin e tretë.

 “Instituti Fiani-Leccisotti, në unison me USR Puglia dhe UST të Foggia - lexohet në profilin e shkollës në Facebook - shpreh dhimbje dhe hutim për lajmin e tmerrshëm të zhdukjes së studentes Gessica Malaj, një vajzë e shkollës dhe komunitetit tonë njerëzor.  Në këtë hutim dhe emocion të thellë, nxënësit, mësuesit dhe familjet ftohen të marrin pjesë me respekt dhe përgjegjësi”.- thuhet në faqen e shkollës.

Ora 18:43
VIDEO/ ‘Të fala 1 herë moj shk**dhatë’, vrau vajzën, italianin dhe plagosi gruan, vrasësi shqiptar filmon skenën e krimit në Itali: I thera të tre, edhe çupën

“Të fala njëherë moj kurvë, ja këtu i vrava të tre”- këto kanë qenë fjalët e shkëputura nga një video e xhiruar nga Taulant Malaj, vrasësi shqiptar në Itali i cili theri me thikë të bijën, 51 vjeçarin italian dhe plagosi gruan e tij. Shkak u bë xhelozia që kishte për bashkëshorten e tij. Ai dyshonte se gruaja, kishte një lidhje intime me italianin, Massimo De Santis, 51 vjeç.

“E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime shk**dhehej gjithë ditën, kur unë punoja. Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën."- tha ai. 

Aty shihet trupi i pajetë i të bijës i shtrirë në tokë, ndërsa i drejtohet bashkëshortes duke e sharë. 

“Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë. Pusho o ku*ve m*tit, pusho. Pusho o ku*ve m*tit. Pusho shk**dhefsh gjithë ditën. Boll o ku*vë. Boll, boll, boll ku*vë se ta fala njëherë, boll.”

Në video dëgjohet edhe gruaja e tij e cila i thotë: Po çfarë bëre kështu!

“Shiko i kam therur dhe do t’i therë akoma, s’ka ardhur asnjë polici. Ku është djali? Do t’i therë tani”- thotë Malaj në video.

45-vjeçari, Taulant Malaj është shqiptar me origjinë nga Selenica e Vlorës ai punonte si bukëpjekës në Itali. Ngjarja ndodhi në Torremaggiore, një provincë e Foggias. Pas masakrës ai tregoi kufomat në korridorin e hyrjes së pallatit.

Ora 16:53
Tragjedia shqiptare në Itali, del FOTO e vajzës krah të dy prindërve! U godit për vdekje nga i ati kur po mbronte nënën

1683471134_ee.JPG

Kjo është fotografia e familjes Malaj. Vajza e mitur, Jessica Malaj shfaqet pranë 2 prindërve të saj që u përfshinë në një konflikt për shkaqe xhelozie dhe në tentativë për t’i ndarë, mbeti e vdekur.

16-vjeçarja u qëllua me thikë nga babai i saj 45-vjeçar, Taulant, i cili donte të lëndonte gruan e tij Tefta pasi kishte dyshime se e tradhtonte me italianin. Për pasojë mbetën të vdekur vajza dhe italiani ndërsa gruaja u plagos.

Ora 12:31
Tragjedia shqiptare në Itali, zbulohen emrat! Pamje nga vendi i ngjarjes, shkallët e pallatit gjithë gjak

Taulant Malaj është shqiptari autor i vrasjes së dyfishtë në Itali për shkak të xhelozisë. Ai ka vrarë vajzën e tij Jessica Malaj dhe një italian, për të cilin dyshonte se ishte në një marrëdhënie me gruan e tij. Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet gjak në hyrje të pallatit ku familja jetonte. 

1683455311_itali.jpg

Ora 12:11
E dhimbshme, shqiptari në Itali donte të vriste gruan por vajza 16-vjeçare u fut në mes ta mbronte! Autori dyshonte se e tradhtonte me një italian

1683454316_64576fa68d12c.rd.25416912730.jpeg

Të tjera detaje të rënda janë mësuat nga ngjarje e rëndë në një familje shqiptar në Itali. Shqiptari 45-vjeçsar tentoi të vriste gruan e tij por vajza e tij 16-vjeçare tentoi ta mbronte dhe ai e goditi vajzën me thikë për vdekje; menjëherë pas kësaj ai vrau edhe italian.