KUÇOVË-Gjysmë e zhveshur, e hedhur në një kanal dhe e mbuluar me gjethe ishte fundi tragjik i një 64-vjeçare nga Kuçova. Një shumë parash e dhënë borxh mund të ketë qenë shkaku i vrasjes makabre të 64-vjeçare Fatime Sulit nga duart e 'borxhliut' të saj, Fetah Narra, 58 vjeç.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Kozare të Kuçovës gjatë mbrëmjes së djeshme. 64-vjeçarja Fatime Suli nuk u kthye në banesë si zakonisht, gjë që alarmoi familjarët, të cilët pas disa kërkimeve të tyre lajmëruan policinë. Kjo ka bërë që efektivët të vihen të kërkim të gruas, të cilën e kanë gjetur 1 orë pas nisjes së kërkimeve të hedhur në një kanal, të zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe në lagjen "Havaleas", vetëm 1 km larg banesës së saj.

Nga kamerat e sigurisë u bë e mundur zbulimi i autorit të ngjarjes, Fetah Narra, 58 vjeç, i cili ishte komshi me 64-vjeçaren. Dyshimet e para janë që gruaja të jetë mbytur me duar, ndërsa shkak të disa parave borxh që 58-vjeçari i kishte Sulit. Në polici, autori ka thënë se viktima i ngeli në duar. “Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë rezulton se viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. Fatime Suli jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze. Nga ana tjetër, Fetah Narra jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Nuk dihet lidhja që kishin viktima me njëri-tjetrin dhe as rrethanat në të cilat ata u gjendën të dy në lagjen 'Havaleas' ku ndodhi dhe ngjarja.

1642762832_1642762629FATIMESULI2.jpg

 

Viktima Fatime Suli
 

 

Banesa e viktimes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
Përcillet për në banesën e fundit, kush është 64-vjeçarja që u mbyt nga komshiu në Kuçovë

Report Ta ka siguruar foton e Fatime Sulit,64-vjeçarja që u mbyt nga komshiu i saj në Kuçovë. Ajo sot është përcjellë në banesën e fundit. 64-vjeçarja u gjet e hedhur në kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.

1642762832_1642762629FATIMESULI2.jpg

Ora 10:48
Vrasja në Kuçovë, reagojnë të afërmit e viktimës: Autori është gjysmak dhe budalla, s’ka pasur kurrë familje

 

Fqinjët dhe të afërmit e Fatime Sulit 64 vjeç e cila u vra nga Fetah Narra në fshatin Kozare të Kuçovës deklarojnë se autori i krimit njihej si një person me probleme mendore.

"Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihesh si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen. Që të jetë dhunë seksuale s'bën vaki, dhe borxhe nuk bën vaki, nuk ka lekë, nuk ka mundësi. Viktima dhe burri i saj janë me kemp. Nuk ka qenë mirë kohët e fundit ajo, ka pas probleme po jo të kësaj natyre. Se si nuk e di, luajta nga mendtë kur e mora vesh."-tha një i afërm i viktimës.

"E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s'ka pas kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar. Isha në vendngjarje mbrëmë, policia rrethoi zonën e krimit. Dhamë dëshmitë tona."-tha një tjetër i afërm i viktimës.

"Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje."-thanë banorët e zonës.

Ora 10:05
Vrasja e 64-vjeçares në Kuçovë, autori dhe viktima, krushq me njëri-tjetrin! Dëshmia e 58-vjeçarit: Më ngeli në dorë

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, kështu ka deklaruar në polici 58-vjeçari Fetah Narra, i cili akuzohet si autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli. Narra e mbyti me duar Sulin e më pas trupin e saj, gjysmë të zhveshur, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe. Ndërkohë rezulton se viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 

Ora 08:54
Vrasja e 64-vjeçares në Kuçovë, arrestohet autori, komshi i viktimës! E mbyti me duar dhe e hodhi në kanal

Fetah Narra, 58 vjeç dyshohet se është autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli në fshatin Kozare të Kuçovës. Narra është komshi i viktimës, ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore ai e ka mbytur me duar 64-vjeçaren. Autori i arrestuar është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.