Vrasja në Kuçovë, reagojnë të afërmit e viktimës: Autori është gjysmak dhe budalla, s’ka pasur kurrë familje

 

Fqinjët dhe të afërmit e Fatime Sulit 64 vjeç e cila u vra nga Fetah Narra në fshatin Kozare të Kuçovës deklarojnë se autori i krimit njihej si një person me probleme mendore.

"Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihesh si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen. Që të jetë dhunë seksuale s'bën vaki, dhe borxhe nuk bën vaki, nuk ka lekë, nuk ka mundësi. Viktima dhe burri i saj janë me kemp. Nuk ka qenë mirë kohët e fundit ajo, ka pas probleme po jo të kësaj natyre. Se si nuk e di, luajta nga mendtë kur e mora vesh."-tha një i afërm i viktimës.

"E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s'ka pas kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar. Isha në vendngjarje mbrëmë, policia rrethoi zonën e krimit. Dhamë dëshmitë tona."-tha një tjetër i afërm i viktimës.

"Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje."-thanë banorët e zonës.


Lajmi kryesor:

Kuçovë, komshiu mbyt 64-vjeçaren dhe e hedh trupin në kanal! Gruaja u gjet gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe! Shkak konfliktet për borxhet, autori: Më ngeli në dorë, se kuptova si vdiq


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'