LEZHË- Krimi në familje tronditi Lezhën mesditën e kësaj të hënë. Arsen Dani 62-vjeç person me probleme të shëndetit mendor goditi me thikë nënën e tij të moshuar. E moshuara, Gjylije Dani 88-vjeçe humbi jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja u shënua rreth orës 14 : 30 minuta ne apartamentin ku jetonte vetëm e moshuara me te birin e sëmure. Ish-arsimtarja u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës nga djali i saj Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.

Blutë mbërritën menjëherë në banesë, në katin e katër të një pallati në lagjen Besëlidhja dhe gjeten pa shenja jete 88-vjeçaren. Autori, Arsen Dani u prangos nga blutë në banesë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua thika me të cilin kreu vrasjen.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës i dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nëna dhe djali jetonin sëbashku.

Banorët thanë jashtë kameras thanë se Arsen Dani vuante nga problemet e shëndetit mendor, por nuk kishte krijuar problematika në komunitetin ku banon, Ende nuk dihen rrethanat as shkaqet e debatit me nënën e tij, që çuan në krimin tronditës. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e krimit në familje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
FOTO/ Kjo është 88-vjeçarja që u masakrua me thikë për vdekje nga i biri me probleme mendore në Lezhë

Shqiptarja.com ka siguruar foton e Gjylije Danit e moshuara nga Lezha e cila u masakrua me thikë nga djali i saj me probleme të shëndetit mendor Arsen Dani. Krimi makabër ndodhi mesditën e sotme (13 maj) në lagjen ‘Besëlidhja’.