Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij me sqepar.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se autori i krimit është 45-vjeçari Florion Dalladaku, me precedent të mëparshëm penal, viktima është 80-vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërsa i plagosuri, 77-vjeçari Hasan Dalladaku.

I ati i plagosur është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës në gjendje kritike për jetën dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fill pas krimit autori ka marrë makinën e vëllait dhe është larguar për t'u kapur më pas nga patrulla e policisë në fshatin Gracalli të Fierit, pas disa minutave ndjekje.

Policia po pyet të afërmit për të dokumentuar ngjarjen, ndërsa konfirmohet prej tyre se Florioni kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë dy herë i shtruar në spitalin Psikiatrik në Elbasan, në 6 vitet e fundit.

Po kështu vite më parë ai ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar me armë zjarri çifte, veprim për të cilin është dënuar nga drejtësia.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/ Kapet një orë pas ngjarjes autori i dyshuar i vrasjes së nënës dhe i plagosjes së babait.

Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zhymë, Lushnjë, ju informojmë se:

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të autorit, i cili paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes.

Shtetasi F. D., 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

R.Xh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
2.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?