Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë me pedalinë në liqen.
Sipas të dhënave paraprake, i riu, Kertis Rizvani, dyshohet se është hedhur në ujë për t’u larë, por ka humbur jetën pasi është mbytur.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në varkë te vogel me pedaline së bashku me dy persona të tjerë.
Mësohet se zona ku ka ndodhur ngjarja ka edhe roje plazhi, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu mund të ketë qenë në një pjesë të thellë të liqenit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.












Komente
Komento