ITALI - Mesditën e të dielës në stadiumin 'Unipol Domus' të Sardegnas, vendasit e Cagliarit barazuan 2-2 kundër Pisas në një ndeshje me shumë raste dhe emocionet që zgjatën deri në fundin e takimit.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Pisas në minutën e 45-të, kjo pasi Tramoni ktheu në gol penalltinë. Në fraksionin e dytë Cagliari u përgjigj dhe ia doli të përmbyste ndeshjen me golat e Folorunsho dhe Kilicsoy në minutat 59-të dhe 71.

Mirëpo kur vendasit menduan se do merrnin tri pikë, Moreo në minutën e 89-të barazoi për 2-2 duke bërë që skuadrat të ndaheshin në paqe, me keqardhjen e Cagliarit që i shpëtoi fitorja nga duart.

Me 15 pikë Cagliari mban pozitën e 15-të, ndërsa Pisa me vetëm 11 pikë ndodhet në vendin e parafundit (19) dhe ka vetëm një fitore këtë sezon. Më keq se ta ka bërë vetëm Fiorentina që ende nuk ka fitore dhe me gjashtë pikë ndodhet në pozitën e fundit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?