E rëndë në SHBA, fqinja vret nënën afro-amerikane se fëmijët e saj bënin zhurmë

E rëndë në SHBA, fqinja vret nënën afro-amerikane se fëmijët e saj bënin zhurmë

Aj Owens, viktima

Në SHBA, një afrikano-amerikane nënë e katër fëmijëve u qëllua dhe u vra nga fqinja e cila u ankua për "zhurmën" e shkaktuar nga fëmijët që luanin në kopsht

CNN raporton se ngjarja ka ndodhur në Marion County, në Florida. Fqinja fillimisht sulmoi djemtë e saj duke i qëlluar me një palë patina. Në atë moment njëri nga djemtë hyri në shtëpi për të lajmëruar nënën e tij, Aj Owens, për incidentin.

Më pas ajo shkoi në shtëpinë e fqinjës e cili e qëlloi atë duke e lënë të vdekur.

Familja e viktimës bën thirrje për drejtësi, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Një nga avokatët, aktivisti i njohur Ben Crump, tha se fqinja ishte një grua e bardhë dhe më parë kishte abuzuar në mënyrë rastiste ndaj saj dhe fëmijëve e saj. 

“Nuk e ka hapur dhe e ka qëlluar nga dera”, tha nëna e viktimës, Pamela Dias.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median