Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Gjuhadol” të Shkodrës, ku një 63-vjeçare amerikane me iniciale Ch.S., është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira.

Policia bën me dije se shtetasja amerikane dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.