Shkodër - Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës ku një 16-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë më parë në Spitalin Rajonal (18 janar).
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shkak i vdekjes të së miturës është si pasojë e një arresti kardiorespirator.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
“Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente








