‘Ura e zezë’ e Bunës, një tjetër grua vetëmbytet në lumë

SHKODËR- Një tjetër grua është vetëmbytur në lumin Bunë të Shkodrës. 63-vjeçarja Shefike Osja i dha fund jetës duke u hedhur nga Ura e Lumit Bunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25 të 1 qershorit, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë. Menjëherë efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet, ndërsa është gjetur edhe trupi i pajetë i 63-vjeçares.

Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, por nga këqyrja paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup. Dyshohet se 63-vjeçarja vuante nga depresioni.

"Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Punonjësit e Policisë, me një varkë  janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen "Dobraç", e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni", njofton policia. 

Kujtojmë që kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak kohë pasi në lumin Buna u vetëmbyt Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shteti: 01/06/2024 22:02

    Te arrestohet burri tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania