Gra, burra e fëmijë u turrën në kantierin ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin “Blu Borgo” në vijën bregdetare të Velipojës.
Protestuesit u konfrontuan me policinë në përpjekje për të ndalur punën e makinerive të rënda në kantier. Punëtorët u detyruan të zbresin nga mjetet dhe të ndalojnë punën për afro një orë. Protestuesit u larguan më pas, por thanë se protestat do të vazhdojnë derisa të gjejnë të drejtën e tyre mbi pronat e trashëguara ndër breza.
Ata kërkuan që prokuroria e Shkodrës të hetojë, pasi ish-zyrtari i Kadastrës, Fatmir Shpellza, në vitin 2016 ka falsifikuar disa pulla hipotekore.
“Të verifikohen pulla tona hipotekore të cilat janë të viteve 97, 96, të 95 dhe të krahasohen me ato të Fatmir Shpellës të cilat janë të vitit 2016. Nuk është emri i regjistruesit hipotekuesit… Nuk do jemi paqësorë. Do të jemi më ndryshe”, thanë banorët.
Banorët kërkojnë nga biznesmeni Bashkim Ulaj që të mos ndërtojë mbi tokat e tyre pa marrëveshje për kompensim, duke paralajmëruar se grabitja e tokave te trashëgimisë mund të çojë në përshkallëzim e tension të situatës. Ata shtuan se do të mbrojnë tokën me të gjitha mjetet.
“Unë e di se ju s’keni frikë… Mos i jep paret policëve, po na jep ne, jepja këtij popullit. Ulu këtu dhe bjer dakord me ne. Nëse bjen dakord e gëzosh”, tha banori.
Me herët dhe organizata mjedisore PPNEA deklaroi se projekti rrezikon të betonizojë një zonë të mbrojtur, ku strehon qindra shpendë shtegtarë, duna bregdetare të paprekura, laguna, habitate të rralla dhe korridore ekologjike.
Oligarku Bashkim Ulaj ka marrë statusin e investitorit strategjik nga Qeveria për të ndërtuar “Blue Borgon”, resortin turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.
K.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
90%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4428
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta para Parlamentit kundër resortit të Ulajt, banorja e Rrjollit për Report Tv: Qëndrimi i PD për të ardhur keq, deputeti demokrat mori pjesë në takimet tona me ‘Gener 2’
30 Mars, 18:41
-
‘Po na grabisin pronat’- Banorët e Rrjollit dhe disa komunitete të tjera protestë para Kuvendit: Kemi dorëzuar kërkesë për seancë dëgjimore
30 Mars, 17:28
-
Protestë/ Fermerët derdhin luleshtrydhet në rrugë: Shteti të ndalë abuzimin e grumbulluesve me çmimin! Nëse kanë pesticide, të më varin!
30 Mars, 16:19
-
Çlirohet hapësira para shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, rritet siguria për nxënësit
30 Mars, 13:01
-
E diela e Larit nis javën e madhe të Pashkëve për katolikët, simbolika e kësaj dite të veçantë
29 Mars, 16:13
-
‘Pa Mbretër’- Protesta masive kundër Presidentit Trump në SHBA, qytetarët kundër luftës në Iran dhe kostove shtesë të jetesës (VIDEO)
29 Mars, 15:35
-
Besimtarët e Vaut të Dejës ndjekin ritualin e Udhës së Kryqit! Padër Mariano: Emigracioni, plaga më e rëndë për vendin
28 Mars, 14:58
-
'Time Out': Këto janë 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri në vitin 2026
28 Mars, 10:05
-
Ekspozita tek ‘Marubi’ në Shkodër me fotografitë e Zofia Rydet që dokumenton jetën e shqiptarëve në vitet ’70
27 Mars, 15:54
-
Tre maturantë nga Shkodra krijojnë sistemin e ri të alarmit që paralajmëron rrezikun nga përmbytjet
27 Mars, 15:39
-
Po transportonte 6 emigrantë nga Pakistani e Bangladeshi në Malin e Zi, pranga 27-vjeçarit në Koplik! Merrte 650 euro për person
27 Mars, 10:02
-
Reshje intensive dëbore në Shkodër, arrin 40 centimetra në Qafë Thore
27 Mars, 08:54