LEZHË- I riu Emiliano Frroku, i cili humbi jetën mëngjesin e 9 majit teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, nuk ishte i siguruar në punë. Nga verifikimet e Inspektoratit Shtetëror të Punës ka rezultuar se viktima Emiliano Frroku, punonte në të zezë në ndërtimin e dy kateve shtesë të objektit të cilat rezultonin se ishin pa leje.
Në momentin e ngjarjes i riu po montonte vinçin, i cili u shkëput dhe ra nga kati 9 i pallatit, e për pasoje gjeti vdekjen e menjëhershme 28-vjeçari Emiliano Frroku.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim 3 persona dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lire. Ata janë Leon Ndoci 51-vjeç administrator i firmës për ndërtimin e pallatit, Martin Biba 51 vjeç banues në Tiranë, sipërmarrës i punimeve, Loren Haxhia 32 vjeç banues në Tiranë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat "Shkelja e Rregullave të Sigurisë në Punë" dhe "Ndërtim pa leje", ndërsa po verifikohen dhe veprimet e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhë si dhe insitucioneve të tjera përgjegjëse, siç është dhe Policia e Shtetit të cilët kanë lejuar ndërtimin pa leje.
Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës së ndërtimit.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur. Emiliano Frroku humbi jeten mëngjesin e së enjtes, pasi bashkë me viçin i cili i shkëput ra nga kati i 9 i pallatit ku po punonte.
M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18
-
Kurbin/ Kishin përshatur ambiente për konsumim, shitje drogash dhe lojëra fati, 3 të arrestuar! Mes tyre pronari dhe prindërit e tij
20 Dhjetor, 12:58
-
Opozita bashkon votat me PS, Lezha miraton buxhetin e vitit 2025! Ndreu: Më i madhi, me zero borxhe
20 Dhjetor, 09:26
-
Do zhvillojë turizmin në Shkodër, drejt përfundimit rruga e re Shëngjin-Velipojë (VIDEO)
20 Dhjetor, 08:23
-
Më pak gjela deti në Zadrimë të Lezhës, fermerët: Ka kosto për t'i rritur dhe në fund nuk arrijmë t'i shesim
19 Dhjetor, 16:51
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
-
Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit
18 Dhjetor, 13:19
PALLAT PA LEJE, PUNETOR PA LEJE,,,SHTETI ASGJEKUNDI....
PërgjigjuU ngriten kate pa leje te kullat shemtira mu ne qender te Tiranes qe eshte zemra e vendit,e pse te mos ndertohen dhe ne Lezhe qe eshte veshi i Shqiperise?! U desh te sakrifikohej jeta e nje punetori nevojtar qe shteti te ngrinte syte e /te zbulonte/ katet pa leje! Por keta biznesmene qe ka Lezha qe mbajne ngrohte ne xhep deputetet qe kerkuan t'i hiqnin keto zona nga lista e zonave te mbrojtura per t'i betonizuar,nuk kane per te bere asnje dite burg!
PërgjigjuE ka zene mallkimi i banoreve te pallatit qe e kan blere me lek gjaku tete kate ,dhe nje drogaxhi nderton pa leje duke dhene rryshfet ne kat te 9 ,duke i shemtuar pallatit demtuar ashensorin etj.
PërgjigjuNgushëllime për familjen.Vazhdohet në Shqipëri të ndërtohet pa rregulla.Pa sigurimin teknik.Institucionet përkatëse mbyllin syrin dhe e paguan më I dopti.Kam qenë në Shëngjin 2019 pallate ndërtuar strukturat pa skela 7-8-9 kate.Punëtorët bënin cirk.Si mund të ndërtohet pa skela I pyeta?Po qe se sdon nuk mu d të punosh.Ky është shteti që kemi krijuar.Mendesi edhe e injorancës të një pjese të shqiptarëve.Mungesë e prezencës së shtetit.
PërgjigjuFatekeqesi e madhe dhe ngushellime familjes.....por ra nga nje pallat qe po ndertohej pa leje lind pyetja... A ka shtet ,po pushtet lokal,a ka bashki sepse flitet per korupsion dhe korupsioni ju ka zene syte dhe ben muuuu ne cdo drejtim.Kur duan keta ndyresira per nje dritare te fusin ne burg ndersa per nje pallat nuk reagohet.Te gjith ata ndyresira qe meren me kete pune duhen futur ne burg por kush ti futi sepse eshte si puna e atyre qe hyjne ne burg per 2 cigare ashash ndersa ata qe kapen me nje kondejer plot me droge lirohen.
PërgjigjuAh te permjersha shtetin. Ska gje se do marri qeveria bangladeshian qe te vdesin neper ndertime pa leje dhe mos te na dhimbsen si keta tanet. Ngushellime familjes dhe te qofte dheu i lehte or djal.
PërgjigjuPa leje, po bashkija ku i ka syte? Shqinin e sapi
PërgjigjuNdjese paste punetori! Mos vendosni para pergjesise perfaqesuesit e istituzioneve ( IKM, Ispektoriati i punes, policia bashkiake etj me rradhe, por vendosni gjoba bariut ne maje te mailt per ndertim pa leje te stalles! Shume i trishte realiteti ne Shqiperi!
PërgjigjuVdiq atje ku po lulëzonte korrupsioni i shtetit. Kthehuni shqiptarë t'a provoni dhe nji herë sa dhe si është zhvilluar Shqipëria europiane nqs nuk e dini a e keni harru.
Përgjigju