Do të shkruajmë emrin nëpër muret e lagjes dhe do të publikojmë videon intime në rrjetet sociale nëse nuk pranon të kryesh marrëdhënie seksuale me të katër ne, tre të rinj dhe 65 vjeçarin me iniciale A.D.

Është kjo historia e përdhunimit të 15 vjeçares të mitur në një shkollë në Kamzë, e cila pasi për tre javë është ndjekur nga pensionisti 65 vjeçar ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dy muaj më parë në një shkollë, ndërsa 65-vjeçari mësohet se ka qenë roja i shkollës, ndërsa 2 prej të rinjve ishin nxënës të shkollës.

Rasti është denoncuar dy muaj pas fillimit të abuzimit dhe sot policia ka vepruar.

Roja i shkollës e ka filmuar të gjithë marrëdhënien e më pas  e ka  shpërndarë videon në kafenenë e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç.

Të rinjtë duke shantazhuar 15 vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe për disa ditë rresht kanë abuzuar me të.

Ngjarja është mësuar nga prindërit e vajzës, të cilët kanë denoncuar në polici e cila pas hetimeve ka arrestuar 4 persona.

65 vjeçari rezulton se është edhe prind dhe ka familje si edhe një vajzë. Ngjarja ka shokuar blutë e Tiranës, të cilët kanë ndërhyrë me arrestimin e pensionistit dhe tre të rinjve.

Aktualisht ata kanë pranuar marrëdhëniet seksuale jashtë dëshirës së vajzës së mitur ndërsa si provë materiale janë sekuestruar edhe celularët ku është filmuar marrëdhënia e tyre me të miturën.

Të arrestuarit rrezikojnë burg deri në 15 vite ndërsa skandali është se mes tyre ka dhe të mitur si 15 vjeçari F.B dhe 16 vjeçari R.O.