Një 45-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 5-vjeçar në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se 45-vjeçari është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Tiranës.
Denoncimi është bërë nga gjyshi i fëmijës, ndërsa ka qenë vetë 5-vjeçari që u ka treguar prindërve se 45-vjeçari e ka ngacmuar dhe ka thënë fjalë të turpshme.
Prindërit e 5-vjeçarit, i cili dyshohet se është ngacmuar me veprime të turpshme nga një i afërm i tij 45-vjeçar i thanë policisë se i mituri u ka deklaruar se ai e ka ngacmuar dhe i ka thënë fjalë të turpshme.
Burime nga policia thonë se 45-vjeçari është i afërm i familjes, por është si tip endacaku.
"Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”, ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur", thuhet në njoftimin e policisë.