E rëndë në Tiranë, djali plagos prindërit me thikë dhe hidhet nga ballkoni, vdes në spital

Një 25-vjeçar në Tiranë është hedhur nga kati I tretë I ballkonit, pas një konflikti me prindërit dhe ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nasi Pablo”, vetëm pak metra larg Ambasadës Amerikane, mbrëmjen e së shtunës. Fillimisht Brion Skrapari ka debatuar me prindërit dhe ka marrë një thikë duke i qëlluar ata.

Burime nga Policia thanë se 25-vjeçari kishte qëlluar disa herë në trup me thikë babanë e tij dhe më pas nënën. Në gjendje të rënë psikologjike, Brion Skrapari ka lëshuar thikën në tokë dhe më pas është hedhur me kokë nga kati i tretë.

(Pallati ku jetonte familja)


(Ballkoni nga ku u hodh i riu)

Në vendin e ngjarjes duken ende gjurmët e gjakut, ndërkohë që Brion Skrapari ka humbur jetën mëngjesin e së dielës në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, dy prindërit e tij janë jashtë rrezikut për jetën, pro në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të ngjarjes.

Burime nga Policia thanë për Report TV se Brion Skrapari dhe babi i tij ishin konfliktuar edhe më herët. Shkak dyshohet disa materiale që 25-vjeçari shikonte dhe kishin të bënin me ekstremizmin islamik. Sipas policisë, i moshuari i kishte kërkuar djalit të tij që të mos i ndiqte më ato dhe kjo dyshohet të jetë shkak i konfliktit.

Në kompjuterin e Brion Skraparit Policia ka gjetur disa video me prirje ekstremiste. Familja Skrapari kishte 10 ditë që ishte vendosur në këtë apartament me qira. Sherri në familje mbrëmjen e së shtunës është dëgjuar edhe nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar Policinë.

(Vendi ku u hodh i riu)

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç. Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:09
Dyshohet se ishte pjesë e ekstremizmit, çfarë u gjet në kompjuterin e të riut që plagosi prindërit

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë, që tronditi kryeqytetin, gjatë mbrëmjes së kaluar, ku djali 25-vjeçar plagosi me thikë prindërit e tij dhe u hodh nga ballkoni, duke ndërruar jetë në spital.

Report Tv mëson se ka dyshime që 25-vjeçari të ishte pjesë e rrymave ekstremiste, dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja e sherrit me prindërit, që ka përfunduar me vdekjen e të riut dhe plagosjen e prindërve të tij.

Nga kontrolli në kompjuterin e 25-vjeçarit Brion Skrapari janë gjetur materiale me propagandë islamike, por përfshirja e tij në këto rryma ekstremiste nuk pranohej nga prindërit, të cilët janë konfliktuar shpesh me të birin.

Pas sherrit të mbrëmjes së kaluar, djali ka qëlluar disa herë me thikë prindërit dhe është hedhur me kokë nga ballkoni, ku siç shihet dhe nga fotoja vendi është mbuluar me gjak.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riflo: 06/05/2018 19:54

    O njerez a kuptoni apo jo thirrini trunit, mos degjoni hoxh apo prift mos vendosni fene para familjes, mos vendosni fene para atdheut. Cfardo qe te beni kudo qe te shkoni keto dyja nuk i ndroni dot, ca do gje qe te bone keto dyja nuk do ju mohojne asnjeher, sa do lart te shkoni mos e ndroni fjalen "Pershendetje" me fjalet antishqipe,sllave,arabe etj ku ka me te bukur se kjo fjale. Nje gabim te beni, shqiptari i mutit do ju quajn, prandaj vllezer keni vetem shqiptaret. Mos i ndroni zakonet e nenes qe ju ka rrit mos i ndroni veshjet e nenes me veshje ekstravagande apo me veshje te kombeve tjera.

    Përgjigju
  • Vampire: 06/05/2018 13:24

    Si skenar filmash me të demonizuar. Shpejt thirrni Janullën dhe baba-teqenë të bëjnë shërbesën e “pastrimit”. Hahahahaha !

    Përgjigju
  • Vicidoli: 06/05/2018 13:18

    Rrnofte Birisha qe na aderoj ne Konferencen Islamike.Allahu ykber

    Përgjigju
  • Faik: 06/05/2018 09:50

    VDEKJE e PD KRIMIT që e Katandisi Shqipërinë dhe FAMILJET Shqiptare në këtë DEREXHE ku jemi Sot !! PD DROGA është REGJIZORJA dhe ARKITEKTËT e SHKATËRRIMIT , VJEDHJES , Mbushjes së Shqipërisë me DROGË , PROSTITUCION , MONOPOLIZIMIN e BIXHOZIT dhe LOJRAVE të KUMARIT , ku PRONARËT e vërtetë janë P...MOTRAT e POLITIKËS , që kanë futur VLLA VRASJE në FAMILJE midis FËMIJËVE dhe PRINDËRVE ! MALLKUAR MALLKUAR qoftë kjo SHKËRLLATOKRACI dhe kjo PARTI me emrin PD ( PeDe ) ! VAFSHI në FERR dhe DJALL ishalla O ZOT! PDja është ARKITEKTJA e Shkatërrimit dhe mbjedhjes së VJEDHJES dhe GRABITJES në të gjitha ISTITUCIONET SHTETËRORE , lëre pastaj me VRASJET që ju kanë bërë kundërshtarëve për 27 VJET RRESHT duke ju zënë PRITA si MINJË HALESH , sepse nuk kanë BURRËRI të dalin ballë për ballë , sepse janë DHJAKSA FRIKACAKË FUNDËRRINA !! ZOTI ju ndëshkoftë atje ku ju DHEMB më SHUMË ! Ishalla tek FËMIJËT dhe FAMILJET tuaja i VRAFTË ZOTI .

    Përgjigju
    • Fauk: 06/05/2018 11:52

      o Faik dil rregulloje ti gjendjen , me keta te partise komuniste ,te punes,socialiste ,rilindase te themeluar nga serbet e miqt e enver shkerdhates . Keto aleanca e QELBESIRAVE (ku ben pjese dhe ti)qe perzune rinine Shqipetare me vapore dhe kufijeve dhe duke i vrare si qener.Ti o faik e verteton plotesish ate thenien : Ai qe te q*n nenen quaje baba. Mbaji baballaret e tu se i ke ne pushtet .Erdhe ne Tirane i ke te gjitha ,qe as ne enderr ste lejonin ti shihje . Ti krijese e zeze e diktatures sa shkruan dhe mallkon te renshin ne koken tende o sic te kane rene ! Ti o krijese qe me valixhe druri me mentalitet sllavo-serb -komunist dhe INJORANT shkaterrove Shqiperine per te qene sekretar partie ,oficer i diktatures dhe shtypes ,burgoses dhe internues te Shqipetareve .ptu

    • Kamaleoni: 06/05/2018 10:31

      O i nderuar edhe ti paske nje lloj shplarje truri me natyre ekstreme jam i bindur qe per ps i fut thiken prinderve e komshive e kush te dale para...

    • Ca behet kshu: 06/05/2018 10:10

      O njeri e kupton qe ketij ja paska ber mendjen porlle feja?vazhdoni telenovela turke 24 ore,se ajo lloj kulture vetem luftra dhe pramabetje ka

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja