Dyshohet se ishte pjesë e ekstremizmit, çfarë u gjet në kompjuterin e të riut që plagosi prindërit

Dyshohet se ishte pjesë e ekstremizmit, çfarë u gjet në kompjuterin e të riut që plagosi prindërit

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë, që tronditi kryeqytetin, gjatë mbrëmjes së kaluar, ku djali 25-vjeçar plagosi me thikë prindërit e tij dhe u hodh nga ballkoni, duke ndërruar jetë në spital.

Report Tv mëson se ka dyshime që 25-vjeçari të ishte pjesë e rrymave ekstremiste, dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja e sherrit me prindërit, që ka përfunduar me vdekjen e të riut dhe plagosjen e prindërve të tij.

Nga kontrolli në kompjuterin e 25-vjeçarit Brion Skrapari janë gjetur materiale me propagandë islamike, por përfshirja e tij në këto rryma ekstremiste nuk pranohej nga prindërit, të cilët janë konfliktuar shpesh me të birin.

Pas sherrit të mbrëmjes së kaluar, djali ka qëlluar disa herë me thikë prindërit dhe është hedhur me kokë nga ballkoni, ku siç shihet dhe nga fotoja vendi është mbuluar me gjak.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë, djali plagos prindërit me thikë dhe hidhet nga ballkoni, vdes në spital


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja