TIRANË- Një foshnje e pajetë është gjetur e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni e mbështjellë me një çarçaf dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen "Ali Demi" mbrapa marketit të vjetër.

"Policia ka ardhur rreth orës 1 e gjysmë. Ishte kutia, brenda në kuti ishte fëmija dhe ishte mbështjellë edhe me çarçaf dhe ishte shkruajtur seksi mashkull", deklaron njëra nga banorët e zonës.

Burime për "Report Tv", bëjnë me dije se bebja ka lindur i vdekur në muajin e 7 të shtatzanisë dhe është hedhur në kazanat e mbeturinave. Nëna e foshnjës së pajetë është identifikuar 32 vjeçarja me iniciale H. M. 

Foshnja e gjinisë mashkullore është transportuar drejt morgut. Banorët e zonës shprehen se policia ka arritur në orën 1, por nuk e kanë parë momentin kur është lënë foshnja tek koshi i mbeturinave.

Pasi u shoqërua në polici, e ëma e foshnjes ka deklaruar se nuk kishte para për të paguar funeralin, prandaj e ka lënë atë në koshin e mbeturinave. 

Kutia ku e kishin futur foshnjen e pajetë

Kazanët ku u gjet foshnja e pajetë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Foshnja lindi i vdekur, nëna zbulon arsyen tronditëse se pse e hodhi në kazanin e plehrave

1597752293_Screenshot2.jpg

Një foshnje e pajetë u gjet i hedhur në një kazan mbeturinash në lagjen 'Ali Demi' në Tiranë.

Foshnja është gjetur nga një person që mblidhte kanaçe brenda një kutie, i mbështjellë me një çërçaf ku shkruante se ishte i seksit mashkull.

Nëna, 32 vjeçarja me iniciale H.M., banuese në Gjirokastër, është shoqëruar nga policia.

Ajo ka treguar se bebeja kishte lindur i vdekur në muajin e shtatë të shtatzënisë. E ëma ka deklaruar në polici se nuk kishte lekë për të paguar funeralin, prandaj ka vendosur që ta hedhë tek koshi i mbeturinave.

Ora 15:17
U gjet i pajetë në koshin e mbeturinave, identifikohet nëna e foshnjës

1597752293_Screenshot2.jpg

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore. Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, 32 vjeçaren me iniciale H.M.

Nëna e foshnjës së pajetë është banuese në Gjirokastër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.