Një qytetar, i ardhur nga Korça në Tiranë, është dhunuar nga disa protestues në sheshin Skënderbej në Tiranë. I gjakosur, i shtrirë në tokë, qytetarit i kanë ardhur në ndihmë punonjësit e Policisë që ndodheshin në terren për të ruajtur rendin. Po ashtu, atij i ka ardhur në ndihmë edhe Elona Lalaj, drejtuesja e Policisë Bashkiake në Tiranë.

‘Shyqyr që dole gjallë’- dëgjohet t’i thotë qytetarit një prej efektivëve të Policisë.

Por i lënduar nga sulmet e protestuesve ka mbetur edhe një efektivë policie, i cili pavarësisht se është i gjakosur në fytyrë, i vjen në ndihmë qytetarit të dhunuar.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamjet kur qytetari dhunohet nga protestuesit dhe ka shkruar se ai gjendej për një hall familjar në Tiranë dhe sipas tij, Policia ka ndërhyrë në kohë për ta shpëtuar.

“Policia e Shtetit ka ndërhyrë në kohë për të shpëtuar nga dhuna e protestuesve një qytetar nga Korça, i cili gjendej në Tiranë për një hall familjar”, ka shkruar Balla krahas pamjeve në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Qendra e Tiranës, ‘fushë beteja’ e ditës së 6 të protestës! Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Gurë edhe selisë së PS