E rëndë/ Shtyu nusen e djalit drejt vetëvrasjes, arrestohet vjehrra në Tiranë

E rëndë/ Shtyu nusen e djalit drejt vetëvrasjes, arrestohet vjehrra në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku protagoniste janë nusja dhe vjeërra. Burime zyrtare i thanë Report Tv se vjehrra ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhduesme ndaj nuses së djalit të saj. Një situatë e tillë ka agravuar deri sa ka bërë që e reja të tentojë vetëvrasjen. Bëhet fjalë për vjehrrën e identifikuar me inicialet M. K.,.  e cila është arrestuar.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj", njofton policia.

Ndërkohë, një rast tjetër të dhunës në familje është regjistuar në Tiranë, kësaj herë burri ka dhunuar gruan e tij, e për pasojë është arrestuar.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij", thuhet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq