Godina e bashkisë së Kurbinit, dëmtuar gjatë tërmetit të Nëntorit 2019, ka marrë tjetër pamje pasi është rindërtuar. 

Pamjet janë publikuar nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se tashmë qytetarët e Kurbinit do të mund t’i marrin shërbimet në këtë godinë të rindërtuar të bashkisë.

“E rindërtuar mbi rrënojat e tërmetit, kjo është Bashkia e re e Kurbinit që tashmë shërbimet ndaj qytetarëve do të kryhen këtu”, shkruan Rama në Facebook.