Rrahja e 23-vjeçares Desara Mançellari nga i dashuri i saj Filip Qose Papajani ka sjellë një ngjarje akoma më të rëndë, pasi ka detyruar të dëmtuarën që të hakmeret duke djegur katër automjetet në pronësi të babait të të dashurit të saj Filip Qose.
Mançellari dhe Qose, kanë qenë të dashur dhe për këtë lidhje kishin dijeni të dyja familjet. Mirëpo një sher i momentit mes dy të rinjve ka sjellë dhe nxehjen e situatës, ku djali ka rrahur 23-vjeçaren duke e goditur në fytyrë. Një fakt i tillë rezulton të ketë dalë dhe nga biseda që ata kanë bërë me pas në rrjetin social “Facebook”, ku Filip Qose i kërkonte të dashurës së tij që të kthehej sërisht tek ai, duke shfaqur pendesë për atë që kishte ndodhur. Madje ai i ka pohuar vajzës se qante pas ndarjes dhe se duhet të bashkoheshin sërisht.

(Filip Qose)

(Dasara Macellari)
Mirëpo nga ana tjetër, siç del dhe në biseda Desara Mançellari ka këmbëngulur se nuk do takoheshin. Biseda është zhvilluar në 22 dhe 24 mars 2016 ndërkohë pa kaluar shumë kohë, Mnaçellari është hakmarrë duke djegur 4 makinat e babait të ish të dashurit të saj.
Djegia e makinave
Në mesnatën e 2 prillit, 23-vjeçarja, Desara Mançellari nga qyteti i Tiranës i ka vënë zjarrin 4 automjeteve në rrugën "Kokonozi". Kjo zjarrëvënie nga hetimet e policisë rezulton se është shkaktuar nga 23-vjeçarja Desara Mancellari në mënyrë të qëllimshme si shenjë hakmarrje nga ndarja e një jave më parë me të dashurin e saj Filipin. Ajo ka përdorur një bidon benzinë për të kryer krimin, ndërkohë e gjithë skena është filmuar nga një kamer sigurie, ku pas verifikimeve të saj policia arrestoi të renë Desara Mançellarin.

(Automjetet e shkrumbuara)
Në dëshminë e saj para uniformave blu mësohet se e reja ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se qëllim kishte djegien e makinës së Filipit dhe jo prindërve të saj. Nisur nga kjo situatë ndaj saj policia e kryeqytetit ka marrë menjëherë masën e arrestit në flagrancë,duke ngritur akuzën e “Shkatërimit të pronës me zjarr”. Nga ana tjetër, Desara Mançellari është përpjekur të justifikohet, duke pohuar se nuk ka pasur si qëllim të djegë makinat e babait të ish-të dashurit, por kjo nuk e ka ndihmuar aspak.Pritet që ditën e Hënë ose të Martë, Desara Mançellari të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria.
Pamjet filmike
Zbulimi i Desarës është bërë nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pallatin ku banon ish-i dashuri i saj Filipi Papajani. Ndërkohë pamjet që shihni i përkasin automjeteve të shkrumbuara nga zjarri dhe për këtë pasojë policia thotë se ka vënë nën akuzë për shkatërrim të pronës me zjarr 23 vjeçaren.
Mësohet se Desara vajza që shihni në foto është ndarë pak kohë më parë nga Filipi dhe irritimi për këtë ndarje e ka shtyrë atë të kryej zjarrvënien.

Gjatë deklarimeve në polici, ajo është shprehur se shkak për ndarjen është bërë konflikti me familjarët e ish-të dashurit.Në rrëfimin e saj para policisë,23-vjeçaria ka treguar se shkak të kësaj ndarje janë bërë dhe prindërit e djalit, të cilët herë pas herë kanë kundërshtuar lidhjen e çiftit, duke mos pranuar herë pas here që kjo lidhje të shkonte drejt një zyrtarizimi me fejesë.
Ndarja pas tradhtisë
Ndërkohë asnjë nga anëtarët e familjes “Papajani” nuk ka pranuar të intervistohet për versionin e saj, ndërsa jashtë kamerave shprehet se shkak për ndarjen nuk ka qenë mos pranimi i të dashurës së djalit por tradhtia e saj dhe ndarjen e kanë vendosur të rinjtë. Ndër mjetet e djegura janë 2 vetura dhe dy kamionçina, ndërsa ngjarja është shënuar orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si "Kodra e Priftit" në kryeqytet në rrugën "Kokonozi".
Biseda në Facebook
Filip Qose
bashk do e arrinim Sara ne t'dy mund të bëjm çdo gj bashkë rëndsi ka tflasim...sara nuk po ta bëj un o njeri nuk mundem o njeri s’mundem. kam 10 dit që kur jemi zi, mendoj, mendoj mendoj prap arri q nk mundem pa ty o njeri sdi ca tbej...ngela tu qajt lash nam…
Desara Mancellari
O filip mler o njeri tmar veten se po luj menc
Desara Mancellari
qaj plas
Filip Qose
Ca po mkerkon Sara? Ca do tbej?
Desara Mancellari
Me ler rehat
Filip Qose
Pergjithmon?
Filip Qose
dhe t’ngeli teli per t’dtshen
se se bleva për këtë okiii
Desara Mancellari
Ore maje e gzofsh sdu asgjë nga ty, ato shpullat e mbrëmshme mi ke dhën sa për të gjitha
Filip Qose
se du o njeriii se du e kam ble për ty, isha i acaruar
ti e di q stë kam prek nai her me dor
jam ç’mend o njeri
Desara Mancellari
Smë intereson
Filip Qose
Pranoje at mut ftesë iher se ësht turp jemi njerëz
Fundja dhe mos t’flas t’paktën t’shofim nai her
njëri-tjetri…. E dyta po tthem nuk jam n’terezi po
cmendem… ke sa koh t’dush vazhdo mendo, mendo
mir çfar do qetësohu nuk e di qa do bësh…un do t’pres
M’kthe përgjigje sar kur t’shkruaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO