E rrallë, snajperi qëllon për vdekje 3
ushtarë të ISIS me një plumb të vetëm

E rrallë, snajperi qëllon për vdekje 3<br />ushtarë të ISIS me një plumb të vetëm
Mund të ishte një skenë mahnitëse filmash por ajo që ka ndodhur në Irak mes forcave britanike dhe militantëve të ‘ISIS’ është një ngjarje e vërtetë.

Një snajperist i Shërbimit Special Ajror ka mundur të qëllojë për vdekje tre terroristë islamikë me një plumb të vetëm në atë që është quajtur si gjuajtja ‘një në një milion’.

Snaiperi preciz ishte pozicionuar në një distancë të konsiderueshme, 1800 metra larg dhe qëlloi fillimisht terroristin e parë në kokë dhe të dytin që gjendej pas në kraharor. Plumbi ka depërtuar edhe tek i treti të cilit i është bërë rikoshet në mur dhe e ka goditur në pjesën e qafës.

Goditja përshkruhet të ketë qënë në kohën dhe vendin e duhur pasi në ato momente njëri nga mbështësit e ‘ISIS’ ka qënë gati duke hapur zjarr drejt një turme grash e fëmijësh.

Sipas ‘Daily Mail’ ngjarja ka ndodhur në nëntorin e kaluar, një kohë kur Shërbimit Inteligjent Britanik ka qënë në monitorim dhe ruajtje të vazhdueshme të trupave irakene në mësymjen drejt Mosulit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023