E rrallë, Zogu me motrat fushatë
kundër ferexheve në Shkodë
Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.
Ligji i Zogut, që u miratua në parlament në mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari
Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.
Ligji i Zogut, që u miratua në parlament në mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari.
Që prej dhjetë vjetësh, qeveria u kishte kërkuar grave të hiqnin ferexhetë, por pa sukses, prandaj vendosi të veprojë me ligj.
Tri princeshat, të veshura me funde të ngushta, me peliçe dhe me kapele, shoqëroheshin nga një eskortë ushtarake dhe ndiqeshin në çdo hap nga fotografët. Vizita, që zgjati një javë, paralizoi pothuajse çdo aktivitet në Shkodër.
Motrat shkuan në mënyrë demonstrative dhe të bujshme nëpër shkolla, spitale e tregje, vizituan kisha e xhami dhe morën pjesë në dreka e darka. Në takimet e shpeshta që patën me gratë, princeshat u përpoqën t’i bindin se zbatimi i ligjit të ri nuk do t’ua dëmtonte prestigjin femëror.
Kjo është një foto tipike e fiksuar në njërën prej atyre ditëve dhe e publikuar në gazetën e ilustruar britanike “The Sphere”. Gazeta e boton fotografinë nën titullin “Një shembull për popullin”. Është bërë përpara ish-gjimnazit të Shkodrës.
“Gratë me ferexhe, - shkruan autori i fotografisë, - ecnin me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës dhe Shkodrës. Gra të mbuluara shihje madje edhe në trotuaret e Durrësit.
Megjithatë, në fshat gratë shqiptare e tregonin fytyrën me krenari. Asnjë grua fshatare në Shqipëri, myslimane, katolike apo ortodokse, nuk kishte mbajtur ndonjëherë ferexhe.”
(Zogu ne Shkoder me motrat)
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
37.5%
-
Keq
45%
-
Nuk e di
17.6%
Vota total: 347
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike
9 Gusht, 09:12
-
Fotolajm/ Buzë Linit ku dremit liqeni
9 Gusht, 09:02
-
Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, zbardhen 2 emrat e infermiereve të arrestuara! Policia: Penguan zbardhjen e të vërtetës
9 Gusht, 08:50
-
Pamje nga lart të Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Pista gati në fund të vitit për t’u futur në testet e çertifikimeve evropiane
9 Gusht, 08:48
-
SHBA kalon numrin 100 dhe lë pas Kinën, medaljet e fituara pas ditës së 13-të në Lojërat Olimpike
9 Gusht, 08:31
-
Shuhen flakët në Finiq, zjarri dogji sipërfaqe të parkut arkeologjik, ministria e Mbrojtjes: Shmangëm dëmet e monumenteve e bazilikatave
9 Gusht, 08:27
-
Ky është shqiptari që u vra në Itali, origjina e krimit një sherr mes dy familjeve! Kishte dy identitete, detajet e krimit
9 Gusht, 08:22
-
'I thyejnë gotën në fytyrë teksa po hante!' Dhunohet e reja në një lokal të Tiranës, shpallen në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berishaj
9 Gusht, 07:59
-
E reja denoncon në Instragram se është dhunuar në Tiranë: Dikush më goditi nga pas, më thyen gotën në fytyrë ndërsa po haja! Sulmi u krye nga motrat Berishaj
9 Gusht, 07:37
-
Venezuela në kaos, Maduro bllokon rrjetin X për dhjetë ditë: Musk nxit luftën civile! Manjati: Gomar!
9 Gusht, 07:29
-
Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot
9 Gusht, 07:22
-
SHBA, Egjipti dhe Katari bëjnë përpjekjen për të rinisur negociatat, Izraeli thotë 'Po'
9 Gusht, 07:19