Një pamje e rrallë ka ardhur nga fshati Kolesjan, Kukës ku një arushë është parë së bashku me katër këlyshët e saj. Fotoja është shkrepur nga një banor i zonës Nik Ismailja.
“Isha në makinë dje pasdite, duke shkuar në shtëpi. Papritur, në njërën nga kthesat e për në bjeshkët e fshatit u përballa me arinjtë. U shtanga dhe u tremba, dhe qëndrova brenda makinës për rreth dy orë derisa ata u larguan nga rruga dhe u futën në pyll. Kam arritur të bëj vetëm një foto, pasi isha i frikësuar dhe nuk lëvizja. Nuk kam bërë video nga frika,” tha ai gjatë një bisede telefonike për Report Tv
Fotoja ka rikthyer vëmendjen e ndaj pranisë së kafshëve të egra në afërsi të zonave të banuara.
Komente









