E rrallë,breshka fluturuese bie në
rrjetat e peshkatarëve në Orikum

E rrallë,breshka fluturuese bie në<br />rrjetat e peshkatarëve në Orikum
Një krijesë e rrallë e njohur si breshka fluturuese ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës në zonën e Orikumit.

Breshka pagëzohet me emrin Vlora
Biologët e kanë pagëzuar me emrin “Vlora”, breshkën që sipas tyre ishte 20 vjeç dhe peshonte rreth 10 kilogramë.
 
“Chelonia mydas” është emri i këtyre breshkave barngrënëse që mund jetojnë deri në 100 vite dhe të arrijnë deri në 500 kilogramë.
 
Biologët pasi studiuan krijesën e rrallë e matrikulluan dhe e pajisën me një sinjal që do vijojë të mbajë nën vëzhgim zonat ku ajo noton.
 
Ky është rasti i dytë që në ujërat e Vlorës kapet një breshkë e tillë. Sipas sinjalit që transmeton mendohet se breshka e kapur para katër viteve dhe e lëshuar sërish në ujë vijon të jetë ende në detet tona.
 
Sipas biologëve, nëse arrijnë peshën 500 kilogramë këto breshka largohen në drejtim të ujërave më të ngrohta.

[gallery]22844[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot