Është gjetur së bashku me të dashurin e saj 18 vjeçar në fshatin Pirg – Maliq, 12-jetë vjeçarja me iniciale A.D e cila prej dy ditësh ishte denoncuar nga e ëma si e humbur.  
 
Mamaja e të miturës tha se 12-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia rreth orës 9.30 të së martës, pas një grindjeje me të, ndërsa shton se kjo ëhstë e disata herë që vajza largohet nga shtëpia.
 
Po ashtu mësohet se e mitura kishte qenë më parë e martuar dhe vetëm para pak muajsh isht divorcuar.
 
Sakaq 18-vjeçari Kristjan. S, nga Korça është vënë në pranga pasi kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale më 12 vjeçaren.
 
"U  bë  ndalimi me  iniciativë  i  shtetasit : Kristjan  S, 18 vjeç,  banues  në  Korçë. Ndalimi  i këtij shtetasi, u bë pasi  nga deklarimet e marra, si dhe veprimet hetimore të kryera,  dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale, me shtetasen e mitur,  gjatë  kohës  që kjo e fundit,  ishte larguar nga  banesa  dhe u gjet e shoqëruar me  18-vjeçarin," thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)