MIRDITE - Ndotja e ambientit për shkak të demontimit të armëve dhe municioneve luftarake mendohet të jetë shkak i deformimeve të theksuara gjenetike që po çuditin kohët e fundit fshatin Kacinar në rrethin e Mirditës. Pasojë e këtyre ndotjeve është edhe lindja e këtij vici, i cili siç shikohet edhe në foto këmbët e pasme i ka të gjymtuara, më të shkurtra se të parat. Prej tre vitesh në fshatin Gjegjan, fare pranë Kacinarit ushtria e një ish reparti vijon të çmontojë armë dhe municione luftarake, duke u bërë shkak i anomalive të shumta për zonën.
Banorët e këtij fshati kanë ngritur shqetësimin se ndotja e ambientit nga demontimi i armëve ka ndikuar negativisht edhe në prodhimin e të mbjellave. Ndërkohë, lidhur me lindjen e viçit me këmbë të gjymtuara veterineri i fshatit e cilëson këtë deformim gjenetik për shkak të ndotjes.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës Kacinar Petrit Bardhi pohon se demontimi i municioneve ka sjellë pasoja të mëdha në bujqësi dhe frutikulturën e këtij fshati.
Deformime gjenetike jo vetëm tek kafshët, por edhe tek njerëzit janë shënuar edhe në rrethe të tjera të vendit, sidomos në Elbasan, për shkak të ndotjes nga uzina e metalurgjisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com