E rrallë! Në shkollën “Talenti” në 
Durrës, të gjithë maturanët mbetës

DURRES - Shkolla private “Talenti” në qytetin e Durrës ka shënuar një rast të paprecedentë në historinë e maturës shtetërore. Të gjithë maturantët e këtij gjimnazi, që për ironi mban emrin “Talenti” nuk kanë mundur të marrin notë kaluese në provimin e matematikës.

Numri dy i Ministrisë se Arsimit tregon për Vizion Puls se të 284 maturantët e kësaj shkolle, disa te ditës dhe pjesa tjetër me korrespodencë, nuk kanë arritur të kalojnë në provimin e Matematikës. Të shokuar nga ky rezultat me 100 % mbetës, krerë te Ministrisë deklarojnë rishikimin e licencave të shkollave private dhe veçanërisht atyre me korrespodencë.

Drejtues të kësaj shkolle private me sistem dite dhe korrespodencë, të kontaktuar nga Vizion Plus nuk kanë preferuar të komentojnë këto rezultate. Ky institucion arsimor me cikle studimi nga niveli parashkollor deri tek arsimi i lartë, ka gjashtë vite që funksionon.

Vendosja për herë të parë e pragut të pikëve para provimit të maturës, nxori në pah jo vetëm cilësinë e dobët të diplomave kryesisht në shkollat private, por dhe nivelin e mësuesve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati