E rrallë!Rubin Beqo zbulon për Bunk
’Art2 këngët e ndaluara në RTSH

E rrallë!Rubin Beqo zbulon për Bunk<br />’Art2 këngët e ndaluara në RTSH
Kush mund ta mendonte se ne Radio Televizionin shqiptar ka pasur gjatë periudhës së diktaturës një thesar arkivor me muzikë nga të gjitha vendet e botës.

Është Rubin Beqo ai që ka zbuluar në arkivat e këtij institucioni, jo pak por afër 700 disqe te rralla për gramafon. Ai ka zbuluar se pjesa me madhe e tyre nuk janë publikuar ose përdorur asnjëherë. Disa prej tyre nuk janë zhveshur as nga ambalazhi mbrojtës.

Rubin Beqo rrëfen për report TV arsyet e prezantimit në Bunk'Art 2.

‘’Projekti tenton të jetë kërkimor, në lidhje me një material arkival të Radio Televizionit Shqiptar sikurse janë këto pllaka gramafoni të cilat përveç faktit se janë interesante se janë në gjendje shumë të mirë, tjetër janë një masë shumë e pasur muzikore. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë më këtë fond, sesi ka ardhur ky material deri në fondin e Radio Televizionin Shqiptar dhe çfarë mund të bëhet që të jëtë i aksesuseshmë për njerëzit e apasionuar pas artit bashkohor’’, u shpreh Beqo. 

Në këto disqe gjen pjesë muizkore të zgjedhura nga folklori i rajonit, ku ka edhe këngë të shqiptarëve jashtë kufijve, si dhe shumë këngë të vendeve të tjera të botës, deri në ritualet e popullsive indigjene të Bregut të Fildishtë, ka muzikë meksikane e afrikane.

Më interesantet janë disqet me muzikë revolucionare italiane dhe greke, të cilat i përkasin kryesisht vitit 1960. Rubin Beqo prezanton përmbajtejn e disa prej këtyre disqeve.

Ky zbulim ku Rubin Beqo thotë se disqet jo vetëm kanë qenë të ndaluar, por as nuk janw arkivuar ka hapur diskutime provokuese mes një grup artistësh të pranishëm në Bunk’Art2. Lind pyetja janë dhuruar nga ambasadat e huaja, apo janë dërguar në shenjë miqësie dhe njohje të kulturës.

Disa mendojnë se më të vjetrat i përkasin viteve ‘40-‘50 ku mund te jenë sekuestruar nga familjet e pasura që mbanin gramafon në shtëpi.

Megjithatë përderisa për to nuk ka asnjë regjistër hyrje dalje në institucionin e RTSH-së, një konkulzion është i qartë, që shqiptarëve u është ndaluar të ndjekin këtë muzikë të larmishëm botërore.

Madje askush nuk kishte mudësi të dëgjonte muzikë në mënyrë intime, përvecc asaj që transmentoej në programet shtetërore dhe që kalonte më parë në filtrimin e censurës. Asnjë familje nuk kishte gramafon gjatë peiudhës së diktaturës.

[gallery]20090[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit