E rrallë/ Të gjithë të 'çmendur' pas lojës, super suksesi i serialit në Netflix dyfishon shitjet për kompanitë prodhuese të bordeve të shahut

E rrallë/ Të gjithë të 'çmendur' pas lojës, super suksesi i serialit në Netflix dyfishon shitjet për kompanitë prodhuese të bordeve të shahut

Një sukses i furishëm, ka përfshirë  kompaninë katalanase Rechapados Ferrer, prodhues i 80% të bordeve të shahut që shihen në serinë e njohur në Netflix ‘’The Queen’s Gambit’’. Ashtu si kundërshtarët e protagonistes së serisë, pronari i kompanisë David Ferrer dhe ekipi i tij janë mjaft të habitur nga kjo kthesë e ngjarjeve. Ata shprehen se gjatë bllokimit nga pandemia porositë filluan të rriteshin, dhe kompania mendoi se kjo rritje kërkese vinte si rezultat i situatës, dhe sepse njerëzit kalonin shumë kohë mbyllur në shtëpi. Por më pas një nga punonjësit pa trailer-in  e serisë dhe njohu bordet e kompanisë".

Kompania u themelua në vitet 1950 dhe ndodhet në La Garriga, një fshat i vendosur rreth 30 kilometra nga Barcelona. Edhe pse shumë ishin skeptikë se një serial shahu do të kishte sukses ‘’The Queen’s Gambit" i tejkaloi pritshmëritë duke u kthyer në serialin e vitit.

Rechapados Ferrer është ende një biznes familjar me 14 punëtorë të cilët tani duhet të punojnë jashtë orarit për të riorganizuar prodhimin që të përmbushin kërkesën e madhe. Porosite e tyre kanë kaluar nga 20,000 njësi në vit në 40,000 në vetëm tre muaj duke rritur ngarkesën e punës .

Kompania ka kufizuar porositë e klientëve dhe është duke u riorganizuar në mënyrë që t'i dorëzojë të gjitha porositë në kohë". Bordet e shahut janë një prodhim artizanal.

Artizanët qepin dhe presin manualisht shirita të hollë të kompensatës për të formuar fushën e lojës. Të tjerët ngjisin dhe vendosin kornizat e bordeve. Pastaj ka kontrolle të cilësisë dhe paketim dore. Duhen rreth dy vjet për ti mësuar një punonjësi të gjithë procesin e prodhimit.

Në kohën e krizës ekonomike të vitit 2008, kompania kishte ardhur një hap larg mbylljes, por me pandeminë situata ka ndryshuar totalisht. Prodhimi i bordeve të shahut është vetëm një pjesë e biznesit të kompanisë, e cila është e specializuar në përpunimin e drurit.

Pronari i kompanisë Ferrer thekson se Netflix kurrë nuk i kontaktoi ata drejtpërdrejt, po bordi i shahut ju shit një klienti gjerman".

Duke pasur një historik klientele të rregullt, kompania nuk shet direkt tek individët. Sidoqoftë, popullariteti i shahut është rritur deri në atë pikë sa disa njerëz vijnë në La Garriga për të marrë një nga seritë  bordeve të shahut, madje duke u kënaqur edhe me modele me defekte në prodhim. Përveç serialit ‘’The Queen’s Gambit’’, bordet e prodhuara nga kompania e Ferrer përdoren gjithashtu në gara ndërkombëtare, përfshirë kampionatet botërore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gymyshi: 01/02/2021 20:23

    O rrote, keto quhen tabela shahu, jo borde, t'u bofte halla! Sa te mire qe jeni ju te KARlos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë