E rrethuar me mure 2 metër e tela me gjemba! Vila 2 katëshe ku dyshohej se ishte fshehur Eljon Hato! Filmuan me kamera bastisjen e RENEA-s

 

 

 

Policia ka pasur informacion se Eljon Hato, i njohur dhe si ushtari i Ervis Martinajt të ketë qenë në banesën e vëllait të tij në fshatin Grudë të Shkodrës.

Banesa dy katëshe e përbërë e tëra nga druri është e rrethuar me një mur gati 2 metra të lartë, që kudo vëzhgohej nga kamerat e sigurisë.

Mbi muret e oborrit ka gjithashtu tela me gjemba për ta bërë edhe më të vështirë hyrjen brenda saj. Sikur të mos mjaftonin kjo  banesa ruhej dhe nga 2 qen të rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur në momentin kur ka ndërhyrë FNSH dhe RENEA.

Kanë qenë pikërisht kamerat e sigurisë së banesës së Elkier Hatos që kanë filmuar operacionin e bastisjes së RENEA-s. 

 
 
 
1705403470_WhatsAppImage20240116at12.09.11.jpeg
1705403001_hato.jpg
 
 
 
Banesa e Eljon Hatos
 


Lajmi kryesor:

Në kërkim për operacionin 'Metamorfoza', forcat RENEA dhe FNSH aksion në Shkodër për arrestimin e Eljon Hatos, mik i Ervis Martinajt


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?