E rëndë/ Po shkonin për në punë, aksidenti rrugor u merr jetën 2 vëllezërve shqiptar në Itali, lanë pas 5 fëmijë (VIDEO)

E rëndë/ Po shkonin për në punë, aksidenti rrugor u merr jetën 2 vëllezërve shqiptar në Itali, lanë pas 5 fëmijë (VIDEO)

Foto nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy vëllezërve shqiptar në Itali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 06:30 në Chessa, në komunën e Scansano.

Makina në të cilën ata udhëtonin teksa po shkonin për në punë është përplasur me një mjet tjetër për pasojë kanë humbur jetën. 

Vëllezërit 37 dhe 44 vjeç jetonin në Arcile, ku më i vogli kishte 2 fëmijë dhe priste të bëhej baba për herë të tretë, pasi bashkëshortja ishte shtatzënë, e ndërsa vëllai i madh kishte 3 fëmijë.  

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë llamarinat e makinës për të nxjerrë trupat e dy shqiptarëve nga struktura e mjetit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 02/04/2022 20:32

    O zot SA gjynah per demijet per prinderit,per bashkeshortet ,tmerr ne nje Moshe kaq te re zoti ju dhashte force per ta perballuar

    Përgjigju
  • Turi: 02/04/2022 17:20

    Zot cfare tragjedie , ngushellime familjareve dhe shpresoj qe zoti tu jap force per te perballuar kete tragjedi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë