Me armë në dorë, një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje, shkoi tek njerëzit e gruas të tij për t'i vrarë...por në një situatë mjaft të rënduar psikologjike, teksa ka ikur prej tyre, Ari Hoxha nga Klosi ka vrarë veten e tij.
Rreth 159 metra larg banesës së vjehrrit në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, 31-vjeçari u gjet i pajetë me një plumb në kokë.
Nuk dihet ende motivi, por dyshohet që Ari Hoxha të ketë pasur një konflikt me njerëzit e gruas, tek të cilët ka shkuar të sqarohet. Por me vete kishte marrë edhe një armë automatike.
Ngjarja tragjike e vrasjes së familjarëve të gruas është shmangur pas njoftimit të policisë.
31-vjeçari është detyruar të largohet nga banesa e vjehrrit, por nuk e ka përballuar dot këtë situatë, dhe në gjendje të rënduar psikologjike, i ka dhënë fund jetës në rrugë, rreth 300 metra larg banesës, ku policia i gjeti trupin e pajetë. Mësohet se 31-vjeçari shumë shpejt do të bëhej baba pasi gruaja e tij është shtatzënë.
Policia ka zbuluar përmes një deklarate për mediat, se Ari Hoxha ishte në kërkim për dhunë në familje. Policia e Klosit ka marrë informacion se 31-vjeçari me banim në fshatin Gurrë, po shkonte i armatosur në drejtim të banesës së bashkëshortes në fshatin Plan i Bardhë në Klosi. Shërbimet e Policisë së Klosit rrethuan në distancë banesën dhe në pritje të përforcimeve nga Drejtoria e Policisë së Dibrës, uniformat blu dëgjuan një të shtënë armë zjarri. Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë Ari Hoxha.
Ajo që bie në sy, teksa hedh një vështrim nga profili në Facebook i të ndjerit, është pasioni i tij për armët. Ka foto me kallashnikov në mes të borës, por edhe një foto mjaft e rëndë. 31-vjeçari mban në dorë një pistoletë, të cilën ja drejton edhe vetes, duke e vënë grykën e armës në kokë.
"Ja faltë zoti grykën, zoti e bekoftë", shkruan 31-vjeçari në një foto të tijën ku shfaqet teksa mban lart kallashnikovin. Dyshohet të jetë pikërisht kjo armë me të cilën ai i dha fund jetës së tij.
Teksa i reklamon armët duke i fotografuar në ambientet e shtëpisë, siç është edhe një foto e pistoletës mbi divan, një mik i tij në rrjetet sociale i shkruan: Lëri morr burrë armët se kanë për të të futur brenda (në burg)
E paska pasur merak këtë punë ky, ja i dha drejtim më në fund. Mëndje kokës thuaj...
Përgjigju“Paska kuptuar skizofreninë e tij dhe vepruar për të shpëtuar..”
PërgjigjuPaska shpetuar me ato mend qe paska patur.
PërgjigjuKy paska qene burre qew ka vra veten dhe ska bere viktima O moj Rini e mjera Rini
PërgjigjuSa profesioniste dhe etike jeni me keto fotot qe nxirrni. Realisht perbejne lajm. Bravo!
Përgjigju